Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një vajzë disa muaj më parë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.
Sot në familjen e tyre ka festë pasi babi Turjani feston ditën e lindjes.
Dhe në këtë ditë të veçantë, Orinda ka zgjedhur ta urojë partnerin e saj me anë të një video të realizuar me momente të bukura që ata kanë kaluar së bashku me vajzën e vogël.
“A nuk ishte ky viti më i bukur o dashuri? Gëzuar ditëlindjen! Më e mira nuk ka ardhur akoma”, ka shkruar ajo.