Britney Spears, ka sulmuar ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake me anë të një postim në “Instagram”, për të cilin mund të jetë penduar pasi më vonë e fshiu.
Pavarësisht se ka ndarë video me ndjekësit teksa kërcente me këngët e tij, ikona e muzikës pop akuzoi Timberlake se “përdori” emrin e saj për të shitur albumin “Justified”.
Në postimin saj, këngëtarja e hitit “Toxic” shkroi në lidhje me ata që e kanë tradhtuar dekadat e fundit, ku pjesë e tij nuk ishte vetëm këngëtari i njohur, por edhe mamaja me motrën e saj.
Ajo shkroi se nëna e saj e botoi librin “Through the Storm: A Real Story of Fame and Family in a Tabloid World”, në një kohë kur ajo kishte shumë nevojë për të. Sipas këngëtares kjo gjë u bë për “famë dhe vëmendje!!!!”