KreuCelebrity

Ed Sheeran e Camila Cabello: Koncerti për refugjatët ukrainas mbledh 15 milionë euro!

Ka mbledhur pak a shumë 15 milionë euro koncerti në Resorts World Arena të Birminghamit në Londër, i këngëtarëve më të shquar të botës në ndihmë të refugjatëve ukrainas. Në skenë janë ngjitur emrat më të njohur të muzikës që nga Ed Sheeran, Camila Cabello, Snow Patrol, Emeli Sande, Becky Hill e Manic Street Preachers, Jamala, fituesja e festivalit Europian i 2016, e cila përfaqësoi Ukrainën me këngën “1944”.

“Të gjithë kemi përgjegjësinë që të ndihmojmë popullin ukrainas dhe nuk mund të qëndrojmë pa bërë gjë. Lutemi të gjithë sonte për paqen dhe sigurinë e popullit ukrainas. Faleminderit që më bëtë pjesë e kësaj iniciative për mbledhje të fondeve dhe ju lutem dhuroni sa të keni mundësi”, ka thënë Camila Cabello mediave britanike. Koncertin e prezantuan ish- Spice Girl Emma Bunton, së bashku me Marvin Humes e Ronan Kemp.

Ed Sheeran dhe Camila Cabello elektrizuan publikun me performancën e këngës së tyre të re “Bam bam” publikuar në 4 mars.

Të gjitha fondet e mbledhura nga koncerti sipas organizatorëve do t’i shkojmë qendrës Disasters Emergency Committee, e cila merret me furnizimin me ushqime, ujë, strehim dhe ndihmat mjekësore për refugjatët ukrainas. Dhe vetë rrjeti televiziv ITV, i cili transmetoi live spektalin i dhuroi organizatës rreth 3.5 milionë euro. Kjo ishte shuma e mbledhur nga reklamat gjatë koncertit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF