KreuCelebrity

“Aksident”, Butrint Imeri përfundon në spital!

Këngëtari i njohur dhe mjaft i pëlqyer Butrint Imeri ka përfunduar në spital pasi ka pësuar një incident.

Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjete sociale teksa ka publikuar një fotografi me këmbën e fashuar.

“Aksident” ka shkruar këngëtari krahas postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur.

Sa i përket muzikës, këngëtari ka paralajmëruar këngën e re. Kjo vjen vetëm tre muaj pas super hitit që solli në bashkëpunim me Don Xhonin, “Mi Corazon”, e cila rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm dhe deri më tani numëron rreth 40 milionë klikime.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF