KreuCelebrity

Familjet e pasura mund të paguajnë më shumë për energjinë!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte ka paralajmëruar se familjet e pasura në vend mund të paguajnë më shumë në faturën e energjisë elektrike për një periudhë të përkohshme.

“Kemi vendosur të bëjmë, që nuk do ta rrisim çmimin e energjisë elektrike për asnjë familje shqiptare. Ndërkohë që Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë”, tha Edi Rama.

Rama shtoi se qeveria nuk do të heqë taksat mbi naftën, “Derisa të jetë këtu kjo qeveri, ato taksa nuk lëvizin, nuk lëvizin as me fakte alternative të fabrikuara në luftë politike, nuk lëvizin as me protesta, as me ndonjë gjë tjetër.

 

Ajo që ka rëndësi për ne është që të mos lëvizë çmimi i energjisë. Ajo që ka rëndësi për ne është që të mos lëvizë çmimi i energjisë”, përfundoi kryeministri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF