KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ndryshon zyrtarisht emrin e saj!

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne.

“Pa asnjë kundërshtim, peticioni për ndryshimin e emrit pranohet. Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga Kelly Clarkson në Kelly Brianne’, thuhej në dokumentet e gjykatës.

Clarkson e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në shkurt shpjegoi në një intervistë të fundit për “People” se vendimi i saj erdhi nga divorci me Brandon Blackstock, “Sapo u divorcova, kështu që m’u desh të hiqja mbiemrin e ish-bashkëshortit”.

Fitueses së Grammy-t iu dha kujdestaria e dy fëmijëve të tyre, vajzës River dhe djalit Remington. Kujtojmë që artistja bëri kërkesë për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vitesh martesë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF