Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo pas daljes nga “Big Brother VIP” nisi një lidhje dashurie me Adis Patushin, e cila mesa duket po shkon më së mirë.
Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren, pasi ajo feston ditën e lindjes. Dhe këtë ditë nuk mund të mungonte urimi i ëmbël i partnerit të saj.
“Dielli im, urime ditëlindjen! Ti je shpirti im dhe unë të adhuroj”, ka shkruar ai, përkrah një fotografie ku ata shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Të shumë kanë qenë urimet edhe nga miqtë, kolegët dhe fansat për këngëtaren e cila feson 28-vjetorin e lindjes.