Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë të mbeten kryefjala e mediave sociale dhe fansave që po shpresojnë shumë një rikthim të mundshëm mes tyre.
Së fundmi ka dalë një detaj i ri, pas lajmit se poshtë shtëpisë së moderatores u pa makina e Donaldit, dhe pasi një ndjekës në sistemin Tims pa që Donaldi është nisur këtë të martë në orën 4:30 drejt Vjenës, kurse Bora në 14:30.
Tanimë fansat kanë vënë re që Bora Zemani vazhdon të ndjekë në rrjetin e saj social Instagram nënën e Donaldit, çka ka bërë që dyshimet për një rikthim të shtohen edhe më shumë.
Nuk dihet nëse moderatorja e ka pasur follow dhe nuk e ka fshirë pavarësisht asaj që ndodhi me djalin e saj, apo ky follow është bërë ditët e fundit.
Mbetet për t’u parë në vijim se ç’do të ndodhë me romancën e dyshes e cila është komentuar kaq shumë..