KreuCelebrity

Oskar, Akademia i kërkoi Will Smithit të largohet, por ai refuzoi!!

Zbardhen detaje të reja nga incidenti i aktorit Will Smith me Chris Rock në skenën e ceremonisë së ndarjeve çmimeve Oskar.  Pas gjestit të “famshëm” Akademia bën të ditur se i ka kërkuar aktorit Will Smith që të lërë spektaklin, por ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

“Gjërat rrodhën në një mënyrë të tillë që ne nuk i kishim parashikuar”- ka deklaruar Akademia. “Edhe pse duam të sqarojme faktin, që zotit Smith iu kërkua ta linte ceremoninë, por ai e ka refuzuar, e pranojmë gjithashtu faktin që mund ta kishin menaxhuar ndryshe situatën”, shkruan në një deklaratë të saj Akademia. Will Smith gjithsesi do të ketë mundësinë të paraqesë argumentet në favor të mbrojtjes të tij përpara këshillit të akademisë, i cili do të mblidhet më 18 prill.

Por dhe aktori Chriss Rock nga ana e tij ka thyer heshtjen për herë të parë.

Në të vërtetë aktori i humori ka thënë vetëm se po përpiqej ta elaboronte atë që ndodhi dhe që shumë shpejt do të fliste më gjatë madje mund të bënte dhe një spektakël: “Si ishte fundjava juaj? Në se doni të dini timen, për momentin nuk kam shumë çfarë t’ju them për atë ndodhi mbrëmjen e së dielës, nuk kam ende batuta për të. Kështu për t’i rënë shkurt, për sonte kam një spektakël të tërë për ta çuar përpara dhe kam shkruar para kësaj fundjave. Për sa i përket Oskarëve, jam akoma duke e elaboruar atë që ndodhi me Willin. Pra në një moment të dytë, do t’ju flas për atë që patë dhe do të jetë diçka gazmore.”  Ka thënë komediani i njohur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF