KreuCelebrity

“Për mua je pafundësia”, Chiara mesazh prekës për Fedez!

Këngëtari italian Fedez ka lënë spitalin San Raffaele të Milanos, ku ndodhej i shtruar që prej datës 22 mars, ku kreu një ndërhyrje kirugjikale në pankreas.

“Jam mirë, është bukur të dalësh nga spitali” ishin fjalët e para të këngëtarit drejtuar gazetarëve dhe paparacëve të shumtë, teksa e prisnin jashtë spitalit.

“Për mua të kthehesh do të thotë të jetosh”, kishtë thënë këngëtari një ditë më parë në një story në Instagram. Gjatë kësaj periudhe çifti ka shkëmbyer mesazhe tepër emocionuese në social.“Për mua je pafundësia” ka shkruar influencerja në social, dhe po kaq e ndjerë dhe përgjigjja e Fedez-it. “Faleminderit që je pranë meje, je guri i themelit tim”,ka replikuar ai.

Përveç Chiares një mbështetje shumë të madhe Fedez e ka marrë dhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët Chiara i falënderoi përzemërsisht. “Ju falënderoj sepse më keni shoqëruar dhe më keni bërë që të ndjehem mirë.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF