KreuCelebrity

Rudina Magjistari poston foton më të ëmbël me Mian: “Kur të voglën time e zë gjumi…”

Rudina Magjistari ka preferuar kryesisht ta mbajë vogëlushen e saj, Mia, larg rrjeteve sociale, e madje kur ishte më e vogël, për një kohë të gjatë nuk postoi foto që të tregonin fytyrën e vajzës.

Tani që Mia po rritet megjithatë, moderatorja po tregohet pak më dorëlëshuar me fotot. Me postimin më të fundit, ajo tregoi se të dyja, janë të pandashme.

“Kur te voglen time e ze gjumi ne prehrin e mamit. Kishte dite te gjate dje, por donte me patjeter te shihte Festivalin ne salle”, ka shkruar Rudina krah fotove ku shihet vogëlushja duke u mbështetur tek e ëma, në një moment mjaft të ëmbël në sallën e Operas dhe Baletit.

Rudina u bë për të parën herë nënë në 2015-tën, kur erdhi në jetë vajza e saj që është kthyer në “qendrën e botës” së moderatores së njohur.

 

 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF