Duke marrë shkas nga incidenti mes Will Smith dhe Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar, Armina Mevlani tregoi një histori personale të pakëndshme, ku i është dashur që të ndërhyjë partneri i saj. Ajo tha se ai është mjaft i kujdesshëm e i edukuar, por në atë moment, nuk e kontrolloi dot veten.
“Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Sepse ideja është që edhe vetë partneri im edhe unë kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi. Sepse nëse ai do kishte heshtur një moment të tillë ajo shaka thjesht do të ishte kaluar dhe s’do iu kishte dhënë rëndësi.
Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj. Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua që s’ishte i këndshëm dhe më habiti sepse ai e ruan shumë pjesën e sjelljes është shumë me edukatë gjithmonë. Më bëri shumë përshtypje sepse unë e dëgjova dhe thashë: “aman budallenj”.
Kur reagoi, reagoi me fjalë. Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”, është shprehur blogerja.



















