KreuCelebrity

Era Rusi konfirmon lidhjen e dashurisë?!

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka festuar këtë të enjte ditëlindjen e saj në mes miqsh dhe kolegësh, mes të cilëve ishte edhe Era Rusi.

Video të shumta kanë qarkulluar në rrjetet sociale, dhe në një prej tyre dëgjohej Eneda e cila po shprehte falënderimet dhe tregoi se kishte organizuar tre festa për 40-vjetorin.

Era e ngacmoi duke thënë se cila është festa e tretë ndërsa Eneda thotë se bëhet fjalë për një organizim familjar. Eneda fton edhe Erën ndërsa shton me shaka se ka një kushëri beqar, “Kush tha që unë jam vetëm?’, u shpreh Era, duke ngitur dyshimet se është në një lidhje.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e këngëtares ishte në sensin e shakasë apo një konfirmim se tashmë ka gjetur dashurinë. Kujtojmë që këngëtarja është treguar shumë hermetike për jetën personale dhe nuk dihet asgjë.

Pjesë nga biseda:

Eneda Tarifa: Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fakt e Ketit, mikeshës sime më të mirë, e cila më tha t’i duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa.

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF