KreuCelebrity

Ky projekt bën bashkë Jennifer Lopez dhe Jimmy Fallon!

Moderatori i njohur Jimmy Fallon ka zbuluar së fundmi se po bashkëpunon me këngëtaren e njohur Jennifer Lopez për librin e tij të ardhshëm për fëmijë.

“Ideja tjetër që kemi.. ajo përfshin JLo. Gjithmonë kemi dashur të bëjmë diçka së bashku dhe sigurisht, unë i them, ‘Duhet të bëjmë një këngë së bashku’. Jennifer thotë: ‘Jo, nuk mundem. Jam e zënë. Oh, herën tjetër’, u shpreh ai.

52-vjeçarja nuk ishte e kënaqur për një këngë me Fallon, por dyshja vendosi të bashkëpunojë për fëmijët e tyre. Lopez është nënë e dy binjakëve, Max dhe Emme, ndërsa Fallon ka dy vajza, Franny dhe Winnie, “Jam shumë i emocionuar për të lançuar librin tim të parë për fëmijë dhe është edhe më e veçantë të bashkëpunoj me Jimmy!”.

Moderatori më tej shtoi , “Ne të dy kemi fëmijë. Ajo është një nënë e shkëlqyer. Le të mendojmë për diçka argëtuese, një libër të mirë për fëmijë, që të mund të mblidhemi dhe të bëjmë diçka”.

Ndërsa fansat presin bashkëpunimin e Fallon dhe Lopez, ai do të sjellë dhe një libër tjetër për fëmijë, “Nana Loves You More”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF