KreuCelebrity

Dojna dhe Vlashenti lidhin kurorë ( dhe nuk është gënjeshtër 1 prilli)!

 

Të dashuruar, në pritje të një fëmije, dhe tashmë të celebruar: Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë zyrtarisht burrë e grua. Lajmin e përcolli moderayorja, duke insistuar se nuk është shaka dhe ne po e besojmë!

Përmes një albumi fotosh në Instagra, dyshja tregoi se kanë lidhur kurorë e shfaqen pikërisht jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake nr.10, të dy me lule në duar.

 

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna në postimin e bërë në profilin e saj. Ajo ka preferuar të mbajë një kostum të bardhë elegant për këtë moment të rëndësishëm, ai një veshje që shkrihej mes shik-ut dhe sportives, ashtu sic është edhe cifti vetë.

Fëmija i tyre i parë do të jetë djalë, dhe do ta plotësojë padyshim këtë familje simpatike!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF