Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, dhe bashkëshorti i saj, Dardan Molliqaj, janë bërë prindër për herë të parë.
Ish-ministrja e Arsimit ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe ka zgjedhur që ta lindë në Tiranë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Besa me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi teksa mban vogëlushen në krahë.
“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë. Ajo lindi në spitalin publik ‘Koco Gliozheni’ me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni. Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.
Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë, ka shkruar ajo.