KreuCelebrity

Partneri i hodhi acid në fytyrë, modelja: “Nuk me mposhti dot, e ribëra jetën time”!

Ish partneri i saj xheloz e i dhunshëm e la me pasoja më gjithë jetën, pasi i hodhi acid në fytyrë e në trup duke i shkaktuar lëndime të tmerrshme dhe e verboi në njërin sy. Por prezantuesja televizive dhe modelja britanike, Katie Piper nuk u dorëzua.

Ajo iu nënshtrua 400 operacioneve dhe transplanteve “pafund” të lëkurës. Duke folur me Lorraine Kelly dhe vajzën e saj, Rosie, në emisionin e tyre “What if” ajo tha: ‘Djegia ime kaloi nëpër muskuj dhe deri në skelet, kështu që ishte një djegie shumë, shumë e thellë.

E gjithë fytyra e saj u rindërtua duke përdorur pjesë të tjera të trupit të saj.  Ata duhej të fillonin nga fillimi me një zëvendësues të lëkurës të bërë nga njeriu. Unë gjithmonë mendoj për analogjinë e një shtëpie, kur merr themelet para se të marrësh tullat dhe skelat”, rrëfeu ajo.  Katie nuk u dorëzua, por vazhdoi të luftonte. Në 2009-ten, krijoi një fondacion bamirësie të quajtur Katie Piper Foundation, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për viktimat e djegieve dhe plagëve të tjera shfytyruese. Sot është lumturisht e martuar, dhe nënë e dy vajzave dhe ka arritur ta rindërtojë më së miri jetën e saj, pavarësisht fatkeqësisë që pësoi.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF