KreuCelebrity

Tha se kënga e saj do të  dilte në orën 8, cfarë postoi Bora Zemani!

Bora Zemani trazoi rrjetin me pohimin se do të publikonte projektin e saj muzikor sot, të titulluar “Nuk jam si ti’’ . Dyshimet tona se ishte një shaka e 1 prillit dolën të sakta, sepse nga sa pohoi dhe vetë Bora, nuk ishte asgjë më shumë se kaq.

Fillimisht, ajo postoi një video në ”InstaStory” ku thoshte se do ta publikonte këngën më herët, dhe kjo, pak pasi Beatrix Ramosaj tha se do të lansonte ne 8 këngën e saj më të re ’As unë si ti’’.

‘’Epo çpaskeni qenë domethënë duhet ta publikoj para orës 8 projektin tim më të rëndësishëm ndonjëherë. Ok, do ta publikoj’’, tha moderatorja, që më pas nxorri një tjetër video, e cila shpjegonte gjithcka.

’Ja pra siç e patë projektin më të madh të jetës sime u realizua për plot 3 minuta pas xhirimit të Prime-it të sotëm. Ne e xhiruam shumë shpejt, ideja ishte e Kevinit, fotografit tim që ishte ideatori dhe regjisori të këtij projeki madhështor. Shaka njerëz, gëzuar 1 Prillin, nuk ka asnjë këngë nga unë’’, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF