KreuCelebrity

C`ndodhi pas kuintave, producenti: “Donin ta arrestonin Will Smith, por Chris nuk e lejoi”!

Producenti i “Oscars 2022”, Will Packer ka rrëfyer se pas incidentit të shuplakës në skenë, policia ishte gati për të arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock, por ky i fundit ka ndërhyrë duke thënë se nuk është nevoja për një gjë të tillë, dhe se ai ishte mirë.

Gjatë një interviste për “GMA”, Packer tregoi se nëse Chris do të kishte dashur që Will të arrestohej, oficerët e ”LAPD” do t`ia kishin hedhur prangat.

Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Will duke e lënë Chris të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij. Chris po e shpërfillte atë që po i thoshte policia. Në fund, vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues”, u shpreh ai.

Smith u ngjit në skenën e ‘Oscars’ dhe goditi Rock, pasi ai bëri një shaka për flokët e qethur zero të gruas së tij Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur, sic tha, se ajo vuan nga alopecia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF