KreuCelebrity

Eni Vasili ikën nga Top Channel, ja ku do ta shohim moderatoren!

Gazetarja dhe moderatoja e njohur Eni Vasili është larguar nga Top Channel.

Bëhet me dije moderatorja do të rikthehet në News 24 me emisionin e saj “Open”, aty ku dhe ky emision lindi disa vite më parë.

Ajo ka firmosur një kontratë disavjeçare me televizionin News 24 dhe zbulohet se “Open” do të jetë në “prime time”, nga e hëna në të enjte, nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Kujtojmë që lëvizja e Eni Vasilit vjen vetëm pak ditë pas nga “News 24” u largua gazetari Sokol Balla i cili mori postin e drejtuesit në Top Channel.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF