KreuCelebrity

Dj Dagz i bën Einxhel një dhuratë jo të zakontë në 3 mujorin e lidhjes! 

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga ciftet që e vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP. Nga foto që postojnë në rrjetet sociale, ata shfaqen mjaft të dashuruar. Reperi së fundi i bëri moderatores një dhuratë aspak të zakontë.

Ai nuk e surprizoi të dashurën me lule apo cokollata, por me Shrek! Dyshja kanë parë bashkë filmin e animuar. Einxhel ndau me ndjekësit në rrjetet sociale video nga mbrëmja romantike. Dj  më pas e ka rishpërndarë në Instagram duke shkruar me humor: “Vetëm një dhuratë për 3 mujorin tonë të parë”.

Cifti thotë se janë duke jetuar bashkë herë në Tiranë e herë në Prishtinë në varësi të angazhimeve të tyre dhe se ende nuk e kanë vendosur se ku do stabilizohen përfundimisht.

Einxhel është takuar tashmë me familjarët e Dagz, me të cilët është ndjerë shumë mirë, madje dhe del shpesh me motrën e tij, Aurora.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF