KreuCelebrity

Flokët po i thinjen shumë shpejt, ylli i reality show-t bën testin e ADN-së! 

Flokët e saj po thinjen me një shpejtësi shqetësuese, për këtë arsye ylli i reality show-t, Chloe Ferry ka vendosur të bëjë një test ADN-je për të zbuluar arsyet e një fenomeni të tillë.

Chloe u shfaq në një session stërvitor në Norfolk pasi iu nënshtrua testit, me shpresën se do të arrijë të hedhë dritën mbi rrënjët e problemit të saj.

Përpos thinjave, floku i saj edhe është holluar ndjeshëm. Ish ylli i Gordie Shore e pranon hapur se ka pasur shumë probleme me flokët, dhe pas vitesh të tëra abuzimi me dekolorimin, thotë se flokët iu rralluan e i këputeshin.

Ajo po përpiqet të zbulojë nëse ka edhe faktorë gjenetikë që po ndikojnë në humbjen e flokëve dhe shenja të alopecisë, e po mendon edhe t`i drejtohet një klinike për transplantin e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF