KreuCelebrity

Donatella Versace gris fustanin e Dua Lipës në skenën e cmimeve Grammy! 

Moda dhe muzika u shkrinë në skenën e Grammy Aëards 2022. Në Las Vegas, Donatella Versace u bë protagoniste e një episodi të vecantë. Dua dhe Meghan Thee Stallion u shfaqën me të njëjtën veshje, të paktën në pamje të parë.

“Më vodhe look-un”, tha Meghan me shaka. “Më thanë se do e kisha eksluzive”, u shpreh Dua dhe në atë moment, Donatella u ngjit në skenë duke i kërkuar që të qetësohen. “Vajza, boll se e zgjidhim, ja, përse nuk e bëjmë kështu?” u shpreh ajo, dhe i tërhoqi fustanin të dyjave, duke shfqaur pamjen e tyre të re: Dua me minifund dhe Meghan me pantallona, një moment ky mjaft i këndshëm i mbrëmjes.

 

 

A post shared by Donatella Versace (@donatella_versace)

Ndërkohë,  Beyonce shënoi rekord të ri në ndarjen e çmimeve Grammy, me fitoren e saj të 28-të. Ylli i muzikës është kthyer në gruan me më së shumti çmime në historinë e Grammyt, duke tejkaluar edhe këngëtaren Alison Krauss. “Jam e nderuar, jam aq e lumtur”, ka thënë ajo teksa ka pranuar trofeun për performancën në zhanrin R&B, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së 14 marsit ka pranuar edhe tre trofe të tjerë.

Taylor Sëift po ashtu ka bërë histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë në vitit tri herë. Ajo është nderuar për albumin e publikuar gjatë pandemisë Folklore – pasi paraprakisht ka fituar çmim për albumin Fearless më 2010 dhe albumin tjetër 1989 më 2016. Vetëm tre artistë tjerë kanë fituar tre herë çmimin për albumin më të mirë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Ëonder. Në mesin e fituesve të tjerë ka qenë dhe Dua, e cila është shpërblyer për albumin më të mirë pop, dhe Lady Gaga e cila bashkë me këngëtaren Ariana Grande, janë bërë gratë e para që kanë fituar për bashkëpunimin më të mirë pop për këngën e tyre Rain On Me.