Në moshën 52 vjecare, Jennifer Lopez nuk ka frikë të shfaqet pa asnjë pikë make up-i në fytyrë dhe pa filtra. Artistja tregoi fytyrën teksa po përgatitej për një vizitë të papritur në një dyqan bukurie në Beverly Hills, e u shfaq krejtësisht “ujë e sapun”.
E veshur me një peshqir të bardhë, ajo ndau videon pa filtra me 201 milionë ndjekësit e saj ku tregonte se po bëhej gati.
Këngëtarja dhe aktorja ka kërkuar që të nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale, edhe pse nuk e ka mohuar se kujdeset jashtëzakonisht shumë për fytyrën dhe në përgjithësi, për pamjen e saj.
Nga ana tjetër, ajo nuk la pa lavdëruar edhe punonjësit që sic rha, “janë në vijën e frontit” shitur produktet kozmike JLo Beauty.



