KreuCelebrity

Ndahet nga jeta June Brown, aktorja ikonë e EastEnders!

Aktorja e njohur, sidomos për rolin e Dot Cotton në EastEnders, June Brown është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Bëhet me dije se Brown i mbylli sytë këtë të diel. Shefat e EastEnders me dhimbje shkruajnë, “Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë se e dashura jonë June Brown, fatkeqësisht vdiq mbrëmë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar se sa shumë June u desh dhe adhurua nga të gjithë ne, ngrohtësia e saj e dashur, zgjuarsia dhe humori i shkëlqyer nuk do të harrohen kurrë..”.

Brown lindi në Needham Market, Suffolk, në vitin 1927 dhe ishte një nga pesë fëmijët e familjes. Ajo shërbeu në Shërbimin Detar Mbretëror të Grave gjatë Luftës së Dytë Botërore, përpara se të trajnohej si aktore në Shkollën e Teatrit Old Vic të Londrës.

Brown ka lënë pas gjashtë fëmijët e saj nga martesa me burrin e dytë Robert Arnold, i cili vdiq në vitin 2003.