I njohur si këngëtar, Robert Berisha tashmë është vënë dhe në rolin e moderatorit dhe ne emisionin e tij, ka pasur të ftuar këngëtarin Bardhi. Ky I fundit ka përmendur në një moment bashkëpunimin me Elvana Gjatën, por Roberti aty ka ndërhyrë me një vërejtje për të.
“Elvana është artiste dhe i është rritur mendja. Ku janë ato 25 a 30 vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e dini, por është një artiste e mirë’’, është shprehur Berisha.
Roberti u rikthye së fundi në fokusin e mediave rozë pas një puthjeje që shkëmbeu në buzë me vajzën e tij Renee, për të cilën u kritikua nga ndjekësit, por edhe ai nuk i la ata pa përgjigje.
“Po lexoj komentet, shumë mbrapa disa njerëz”- shkruan dikush me të cilin këngëtari është shumë dakord. Ai i ka replikuar duke shkruar: “Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”!!



