KreuCelebrity

Fotot pa ‘photoshop’ që tradhëtuan Kim Kardashian!

Në instagramin e saj ka qindra postime në të cilat Kim Kardashian duket se nuk ka të meta, të paktën fizikisht. Flokë të shëndetshëm, lëkurë pa pore e pa imperfeksione, këmbë e krahë të tonifikuara janë vetëm disa asete për të cilat ylli i reality show-t është krenare.

 

Megjithatë le të marim pak kohë për të kuptuar që Kim Kardashian është njëra prej nesh pavarësisht duzinës me estetistë e stilistë që kujdesen për imazhin e saj, dhe në fytyrën e saj ka pore. Po, po pore të zgjeruara si ato që shume prej nesh urrejnë në portretet tona. Përpos fotove të kuruara që e famshmja e familjes Kardashian poston në rrjete sociale, duket se as ajo nuk ka një lëkurë porcelani.

Të paktën në disa foto të postuara nga platforma Reddit në të cilat Kim Kardashian shfaqej në foto të paedituara portreti i saj duket mëse i zakonshmë, që sigurisht është po ashtu i bukur, por shumë larg imazheve që vetë Kim poston në rrjete sociale.

Ndjekësit e platformës kanë komentuar në fotot e paedituara të shoëgirl-it të njohur dhe shumë prej tyre pranojnë se ajo duket shumë bukur edhe pa patur nevojnë e ‘lëkurës së porcelanit’ që vjen nga editimi i fotove.

“Kur jeni mësuar të shihni fotografitë e filtruara të zbutura, është paksa tronditëse kur marrim një imazh të vërtetë. Ajo duket e mrekullueshme në të dyja fotografitë. Por ndryshe”; shkruan njëri prej komentuesve…

Një tjetër shkroi: “Saktësisht ajo duket mirë, ato duhet të heqin dorë nga vendosja e standardeve jorealiste për veten e tyre, sepse kjo është ajo që gjithsesi i shqetëson të gjithë”. Koment ky me të cilin edhe ne jemi plotësisht dakord.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF