KreuCelebrity

Zbulohet i dashuri sekret i Demi Moore! 

Sipas Page Six, Demi Morre sot 59 vjecare, nuk është single, por ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të fshehtë me një shef zviceran kuzhine të quajtur Daniel Humm, i cili ka edhe restorantin e tij.

Lajmi për lidhjen e tyre sekrete erdhi vetëm pak kohë pasi ish bashkëshorti i Moore, Bruce Willis njoftoi “daljen në pension” – ai pohoi se do të tërhiqet nga kinematografia për shkak të një sëmundjeje që prek trurin dhe aftësinë për të folur, shkruar apo kuptuar informacionin.  Aktorja nuk ngurroi të tregonte mbështetjen e fortë për ish-bashkëshortin, por ndërkohë ajo vetë duket se e ka rigjetur lumturinë në krah të një burri 13 vjet më të ri në moshë.

Demi Moore dhe Humm janë parë bashkë së fundi në prezantimin e koleksioni të Chloe Womenswear Fall/Winter 2022/2023, në Paris të Francës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF