Producenti i njohur holandez DJ Tiësto do të bëhet sërish baba.
Këtë lajm të bukur e dha vetë 53-vjeçari në rrjetin e tij social Instagram, teksa postoi fotot me gjysmën e tij nga ceremonia e 64-të vjetore e çmimeve “Grammy” ku Backes zbuloi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq.
DJ shihet duke puthur barkun e partneres së tij, teksa shkruan, “Do të kem një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime”.
Ndërkohë Backes ndau po të njëjtat pamje në rrjetin e saj social Instagram, por zbuloi gjithashtu se çifti është në pritje të një djali.
Kujtojmë që Tiësto dhe bashkëshortja Annika Backes ndërkaq janë prindër të vajzës 16-muajshe, Viola Margreet.



















