Mjaftoi një fotot e Hailey Biber me fustanin e gjatë e i gjerë që i mbulonte format trupore në tapetin e kuq të Grammy, që fansat të dilnin me pretendimin se bashkëshortja e Justin Bieber, modelja e njohur Hailey të përflitet se është në pritje të një fëmije me këngëtarin.
Hailey reagoi mjaft e bezdisur nga kjo gjë. “Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë,” komentoi ajo në një postim në Instagram nga ‘Radar Online’, në të cilin lajmi ishte i titulluar: “Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatëzanë pasi ajo u shfaq në tapetin e kuq e veshur më një fustan të gjerë”.
“Shumë krenare për ty dhe albumin Justice. Çfarë viti i pabesueshëm ka qenë! Kaq shumë për të festuar.”– shkroi modelja krahas fotos së postuar ku shfaqet duke u puthur me Justin në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
“Ka diçka që u ndodh grave kur martohen” pati thënë ajo disa kohë më parë për ‘Wall Street Journal’ . “Të gjithë supozojnë se është shtatzanë: Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija. Mendoj se e kisha të ngulitur në kokën time se do të doja të kisha fëmijë menjëherë dhe do të doja të kisha fëmijë shumë e re. Pastaj u bëra 25 vjeç dhe them, jam ende shumë e re!”- tha Hailey.