KreuCelebrity

Kivanç Tatlitug zgjedh për djalin emrin e rolit të tij në serialin e njohur!

Është fëmija i parë i ciftit dhe të dy janë në qiellin e shtatë: bashkëshortja e aktorit të njohur turk ( me origjinë shqiptare), Kivanç Tatlitug, Basak Dizer është në javët e fundit të shtatzënisë.

Ata do të bëhen prindër së shpejti dhe tashmë duket se e kanë zgjedhur emrin për djalin e tyre: kanë vendosur ta quajnë Kurt Efe.

Në fakt, ky është emri që mvante personazhi i Tatlitug në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”, që është transmetuar dhe në Shqipëri. Arsyeja përse vendosën ta quajnë kështu djalin e tyre lidhet pikërisht me këtë serial, sepse të dy ata janë njohur pikërisht gjatë xhirimeve të tij.

Tatlitug rrëfeu për gëzetarët se cfarë përjeton në këto momente: “Është një ndjenjë shumë e mirë, jemi shumë të lumtur. Zoti i dhëntë fëmijë çdokujt që e dëshiron. Është një proces i ri për ne. Ardhtë shëndoshë”, ka thënë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF