KreuCelebrity

31 vjet më i madh, Vincent Cassel dedikim romantik të shoqes: “Të dua deri në qiell”! 

 

Diferenca e moshës, 31 vjet, nuk i ka penguar të shijojnë marrëdhënien e tyre, dhe pas 7 vitesh lidhjeje- 4 nga të cilat martesë, janë sërish një nga ciftet më të dashuruara të showbizit.

Vincent Cassel, 56 vjec i bëri një urim të vecantë bashkëshortes Tina Kunakey në 25 vjetorin e saj të lindjes.

Aktori franceze deshi t`ia bënte të ditur të gjithëve dashurinë për modelen. “Sot është ditëlindja e zonjës time, e gjysmës time të ëmbël, mbretëreshës sime, bashkëpunëtores time, dashurisë dhe bashkëshortes time. Të dua deri lart në qiell” , ka shkruar ai.

Historia e tyre lindi në 2015-tën, kur u takuan në një plazh në Biarritz. Fillimisht, kjo marrëdhënie u pa me dyshim: ai tërheqës, i famshëm, single pas divorcit nga Monica Bellucci, ajo shumë më e re, por deri tani, i ka rezistuar kohës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF