Eriselda Shllaku, një figurë që shihej kudo në ekranet shqiptare si aktore, moderatore dhe modele, sot ka zgjedhur të tërhiqet nga bota e medias. Por nuk ka hequr dorë plotësisht, pasi ka mjaft projekte që sërish e lidhin me të.
Eriselda ishte e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku foli për karrierën e saj ndër vite, por nuk la pa përmendur edhe momentet shqetësuese. Një prej tyre, ishte heqja nga puna në ‘Al’Pazar’ pa asnjë paralajmërim.
“Fillimisht kam qenë në ‘Al’ Pazar’, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më erdhi një ftesë nga Agron Llakaj e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore erdhi edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë.
Ndërsa sa i përket ‘Portokallisë’ ka qenë tjetër gjë. Unë aty kam qenë e ftuar disa herë pasi lash ‘Al’Pazarin’. Tentativat aty po kanë qenë nga ana ime maksimale dhe përpjekjet për të qenë pjesë e grupit të “Portokallisë”. Kam çuar shumë skenare të mijat, nga pena shumë të mira shkruar për mua. Nuk e di pse nuk u bë më. Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, do vazhdonte edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua,”- u shpreh Shllaku.