Iliri ishte rival i ashpër me Donaldin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, për shkak se të dy konsideroheshin konkurentët më të fortë për cmimin e madh, dhe në fakt, në finale u gjenden vërtet përballë njëri-tjetrit. Aktori nuk e fshehu asokohe zhgënjimin kur cmimin e fitoi balerini.
Tani, nëna e Beatrix Ramosajt, Antigona, ka befasuar me postimin e shpërndarë në ‘Instagram’ ku shihet e bija duke kërcyer me Ilirin gjatë kohës kur ishin në BBV.
Antigona ka etiketuar Shaqirin dhe Trixën, duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Balerini e rishpërndau me pas postimin në profilin e tij në ‘Instagram’.
Kjo solli shumë reagime nga fansat, të cilët duke kujtuar rivalitetin mes Donaldit dhe Ilirit, e komentuar një veprim të tillë si një lloj “hakmarrjeje” ndaj aktorit pas ndarjes nga këngëtarja.