KreuCelebrity

IPCC: Bota ne rrezik, duhet të përgjysmojë emetimet deri në 2030!

IPCC: Bota ne rrezik, duhet të përgjysmojë emetimet deri në

Në pjesën e fundit të vlerësimit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për ndryshimin e klimës (IPCC) mbi gjendjen e ngrohjes globale – me temë zbutjen e ndryshimit të klimës- mesazhi është i qartë: Hapësira për ta mbajtur ngrohjen globale nën 1,5 grad Celsius, dhe për të kufizuar ndikimin katastrofal mbi klimën, përfshirë përkeqësimin nga zjarret dhe përmbytjet, është zvogëluar shumë.

Pas raporteve të mëparshme të OKB për shkencën e ndryshimit të klimës, dhe ndikimeve e përshtatjes, raporti i fundit tregon me hollësi rrugët për të zgjidhur problemin. Raporti shënon se kryesorja është përcaktimi më ambicioz i një afati për heqjen dorë nga lëndët djegëse fosile, të cilat janë përgjegjëse për emetimin e dy të tretave të dioksidit të karbonit, që ka shkaktuar ngrohjen e planetit që nga viti 1850; dhe në të njëjtën kohë një rrjet sistemi global energjie mbështetur kryesisht tek dielli dhe era – kostoja e energjive të rigjenerueshme ka rënë që nga viti 2010 mbi 85 përqind.

“Nuk na duhet një shkop magjik për të gjetur zgjidhjen, zgjidhjen e kemi në dorë, lënda djegëse fosile,” thotë Nikki Reich, drejtor programit për Klimën & Energjinë në Uashington, selinë qendrore të Qendrës Ndërkombëtare për Avokatët e Mjedisit (Center for International Environmental Lawyers)per DW. IPCC tregon rrugët për të arritur “reduktimin e shpejtë dhe të madh të emisioneve të dioksidit të karbonit në të gjithë sektorët,” që do të thotë uljen deri në fund të kësaj dekade me 50 përqind të gazrave që shkaktojnë efektin serë (GHG), krahasuar me nivelin e 2019.

Aktivistët e klimës shpresonin që raporti të refuzonte promovimin e teknologjive për zhvendosjen e dioksidit të karbonit (CDR), për të mos rritur kostot. Sidoqoftë, kapja dhe magazinimi i karbonit (CCS), megjithëse i paprovuar sa duhet, mbetet një opsion i hapur. Mbrojtja e oyjeve dhe diversiteti që ulin në mënyrë jetike CO2, eficienca e përmirësuar e ndërtesave dhe elektrifikimi i transportit janë pjesë të rëndësishme të rrugës për lehtësimin e klimës, thuhet në raportin 3000 faqesh. Rritja e sasisë së parave që jepen për klimën në sektorin publik dhe një tranzicion i drejtë dhe i barabartë në vendet e varfëra, që kanë emëtime të ulta dioksidi karboni për frymë, janë jetike për arritjen e synimeve të zbutjes së ngrohjes globale.

Asnjë nga vendet nuk ndodhet aktualisht në rrugën e duhur për të arritur synimet e marrëveshjes së Parisit, për ta mbajtur ngrohjen nën 2 grad Celsius, ose ideale do të ishte nën 1,5 grad Celsius.

Synimet ne planet aktuale kombetare per klimen janë ekuivalente me ngrohjen rreth 3,2 gradë celsius që këtë shekull. Moti ekstrem dhe shkrirje akulli përgjatë Arktikut kanë ndodhur tashmë që kur ngrohja që nga periudha paraindustriale ka qenë 1,2 grad Celcius. Raporti thotë se ngrohja nuk mund të kufizohet deri në 1,5 grad celsius nëse emisionet nuk fillojnë të bien pas 2025. Emisionet globale neto zero CO2, pra sasi emisionesh që nuk shkaktojnë ngrohjen e klimës, duhen arritur të paktën më 2050.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF