Dy djemtë e tyre janë të vegjël, por Sara Hoxha dhe Ledion Lico duket nuk duan të humbin kohën për ta zgjeruar sa më shumë që të munden familjen e tyre. Emisioni “Ëndërrtjerrësit” konfirmoi dicka që me sa duket po përflitej brenda qarqeve te ngushta prej disa kohësh: Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të tretë!
Kjo u zbulua përmes një videoje të shkurtër promovuese të episodit të ri që do transmetohet në Top Channel. Videoja e publikuar në Instagram-in e Top Albania Radio zbulon një sekuencë kur të ftuarit urojnë Ledion Liçon: “Me një gocë këtë herë” dhe përgjigja e tij është: “Ishalla”.
Padyshim, shpresat e ciftit janë që Londoni dhe Romani të bëhen tani me një motër!