KreuCelebrity

As botox, as ndërhyrje, as make up: Si duket gruaja më e pasur e vitit 2022 në botë!

Nëse do t`ju kalonte në krah në rrugë, nuk do ta kuptonit se ajo që kishit pranë ishte gruaja më e pasur e botës.

Kjo për faktin se Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller dhe femra më e kamur e globit për vitin 2022, është shumë e thjeshtë. Në përgjithësi lyyhet pak, ose aspak e nuk ka bërë as operacione estetike e as botox, por ka një pamje mjaft natyrale, edhe pse mundësitë për ndërhyrje, nuk i mungojnë.

Francoise u bë trashëgimtarja e L’Oreal në Francë në vitin 2017, kur nëna e saj Liliane Bettencourt, asokohe ajo më e pasura e botës, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Por Meyers është edhe presidente e fondacionit filantropik të familjes së saj, i cili inkurajon zhvillimin në shkenca dhe arte në Francë.

Me rreth 74.8 miliardë dollarë, Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke u bërë njeriu i katërmbëdhjetë më i pasur në botë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF