KreuCelebrity

Me kë e ka Arbana? Moderatorja, thumbon në postimin në Instagram!

Arbana Osmani poston vazhdimisht në rrjetet sociale, duke treguar se mbetet mjaft aktive. Por postimi i fundit, nuk kishte lidhje me përditëshmërinë, recetat e gatimit apo dy djemte, Jonin dhe Diellin ose edhe partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Moderatorja ndau foto nga miniseriali  ‘’Inventing Ana’’, e aty, hodhi dhe një thumb për dikë, pa sqaruar se kujt i referohet.

’’ Më kujton një nga vajzat që unë njoh’’, ka shkruar Arbana.

“Inventing Ana” rrëfen historinë e Anna Delvey-t (Julia Garner), që kërkoi me cdo kusht të përjetonte ëndrrën amerikane, duke mbërritur dhe në mashtrim. Anna Vadimovna Sorokin lindi në vitin 1991, dhe u transferua nga Rusia për në Neë York në vitin 2013. Atje krijoi një identitet të rremë, duke u hequr si Anna Delvey, “ një trashëgimtare e pasur gjermane”. Anna Sorokin e ndryshonte vazhdimisht historinë e trashëgimisë së saj dhe pretendonte se kishte një fond prej 60 milionë euro në bankë. Por ndërkohë, miqve  e të njohurve të pasur u thoshte se kishte vështirësi në tërheqjen e parave, në mënyrë që ata të paguanin për të. Anna u arrestua në  2017, e sipas policisë, kishte arritur të vidhte gati 275,000 dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF