Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, janë dy nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi ata kanë dhënë një intervistë në Top Albania Radio, ku kanë folur ndër të tjera edhe për karrierën e tyre muzikore.
Vëllezërit korçarë zbuluan se kënga e tyre me të cilin ata morën pjesë në Festivalin e Këngës, “Triumfi i jetës”, do të jetë kolona zanore e dokumentarit të ri që novelisti dhe regjisori i njohur Nicholas Sparks po përgatit për pandeminë.
“Në rrethana të caktuara këngën “Triumfi i jetës” e ka dëgjuar Nicholas Sparks dhe ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për muzikalitetin dhe interpretimin. Ai po bën një dokumentar për pandeminë dhe siç na është thënë ka mundësi të jetë një nga kolonat zanore”, tha Stefi.