KreuCelebrity

Will Smith hyn në qendër rehabilitimi!

Aktori i njohur Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscars.

Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.

Një burim i afërt me aktorin i tha “Sun”, “Pasojat e reagimit të tij të dhunshëm kanë ndikuar shumë në Will, kështu që ai do të marrë ndihmë për të përballuar stresin”.

Nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë Will, i cili ka hyrë në rehabilitimin me dëshirën e tij, në objektin që, siç theksojnë shumë gazeta, është i frekuentuar nga të pasurit dhe të famshëm.

Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF