KreuCelebrity

Rihanna hyn në listën e miliarderëve të “Forbes”!

Rihanna renditet tashmë mes miliarderëve të botës. E pranishme për herë të parë në renditjen e “Forbes”, ylli i muzikës pop zuri menjëherë vendin e 1729 në listën me më shumë se 2500 emra.

34-vjeçarja ka një pasuri prej më shumë se 1.7 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave të përfituara nga firma e saj e bukurisë “Fenti Beauty”.

Ajo është më e pasura mes yjeve të muzikës, një kategori ku ndiqet nga Jay-Z dhe YE, pseudonimi i ri i Kanye Westit, të cilët këtë vit kanë pësuar tkurrje të pasurisë duke rënë disa vende më poshtë.

Listën e miliarderëve të “Forbes” për 2022-shin e kryeson bosi i Teslas, Elon Musk. I rrëmben vendin e parë Jeff Bezos që e mbajti për katër vite radhazi, duke marrë kurorën me një pasuri prej 219 miliardë dollarë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF