KreuCelebrity

Blogeret ruse presin me gërshërë cantat Chanel: Bye bye!!!

 

Blogeret ruse janë të revoltuara me Chanel, pasi shtëpia e famshme e modës vendosi të ndalojë shitjen e produkteve të saj për klientët rusë jashtë vendit, dje i mbylli dyqanet e saj në Rusi si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës.

Por yjet e web-it vendas e kritikuan ashpër këtë lëvizje, e madje u hodhën dhe në veprim. Ato prenë me gërshërë cantat Chanel që kushtojnë mijëra euro, dhe video ti postuan online.

Blogeret e akuzuan markën e njohur për  “rusofobi” dhe ftuan gjithashtu “koleget” që të bëjnë të njëjtën gjë. E para që e hodhi këtë hapi ishte aktorja dhe prezantuesja televizive Maryna Yermoshkina. “Asnjë artikull apo markë e vetme nuk ia vlen për dashurinë time. Atdheu dhe respekti për veten. Unë jam kundër rusofobisë dhe jam kundër markave që mbështesin rusofobinë. Nëse të kesh Chanel do të thotë të shesësh atdheun tim, atëherë nuk kam nevojë për Chanel”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF