Këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe muzikanti Mod Sun kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në fejesë.
Ata kanë shkëmbyer unazat të dielën e 27 marsit në Paris. “Ishte propozimi më i bukur e më romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi vetëm për ne të dy atë moment”, tha për “People” 37-vjeçarja.
Avril së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku mes tyre tërheq vëmendjen Mod i cili shihet i ulur në gjunjë përpara Kullës Eiffel. “Po! Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që Mod Sun, më herët ka qenë i lidhur me Bella Thorne dhe Tana Mongeau, ndërsa Lavigne ka qenë e martuar me 41-vjeçarin Sum, këngëtari i Deryck Whibley, nga viti 2006 deri në vitin 2010. Pas këtij divorci, ajo ishte në një lidhje me Brody Jenner për dy vjet dhe më pas pati një martesë të dytë me Nickelback, këngëtarin e “Chad Kroeger”, në vitin 2013, e cila gjithashtu përfundoi në divorc.