Jennifer Lopez së fundmi ka krijuar aludime pasi ajo është parë me një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë.
Këngëtarja 52-vjeçare u pa duke blerë mobilje me vajzën e saj, Emme, në Los Angeles, teksa kishte zgjedhur një fustan shumëngjyrësh elegant dhe syze dielli të mëdha.
Sipas Elle, Lopez kur vuri re se një paparac po e kapte, u duk se e ktheu unazën dhe e fshehu diamantin në pëllëmbën e saj.
Lopez nuk u është përgjigjur spekulimeve se është fejuar sërish me partnerin e saj Ben Affleck, por çifti është serioz. Në fakt, ata sapo blenë së bashku një rezidencë Bel Air prej 50 milionë dollarësh.
Një burim i tha “Entertainment Tonight” se fejesa ishte padyshim një diskutim mes të dyve në fund të marsit. “Ben dhe Jen mezi presin të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku dhe e dinë se ata ishin të destinuar të ishin bashkë. Një fejesë është në tryezë dhe ka qenë një bisedë e vazhdueshme”.