Çmimet botërore të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në mars si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, i cili shkaktoi “tronditje” në tregjet për drithërat bazë dhe vajrat bimore, tha të premten Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 159.3 në mars. Një rritje prej 12.6 për qind nga shkurti, niveli më i lartë që nga viti 1990.
Gjithashtu indeksi i çmimeve të drithërave për muajin mars tejkaloi atë të shkurtit me 17,1 për qind, i nxitur nga rritja e çmimit të grurit dhe drithërave.
Ndërprerja në flukset e eksporteve dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë ka nxitur frikën e një krize globale, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.