KreuCelebrity

S’do ta besoni shumën marramendëse që Ronaldo i kalon çdo muaj në bank Georgina Rodriguez!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më me ndikim të viteve të fundit.

Futbollisti dhe modelja kanë rrëmbyer tituj të panumërt që kur nisën lidhjen e tyre në fund të vitit 2016 dhe nuk kanë të ndalur.

E veshur gjithmonë me shumë stil dhe e mësuar me një jetë ekstra luksoze, mësohet se Rodriguez merr një “rrogë” të majme nga futbollisti, për menaxhimin e fëmijëve të saj, një shifër që arrin rreth 100 mijë euro në muaj.

Sipas revistës ‘El National’, e cila prej muajsh bën llogaritë e familjes së Ronaldos, shuma bujare që modelja disponon çdo muaj është nga 50 deri në 100 mijë euro në bazë të shpenzimeve personale dhe të fëmijëve. Tani që familja po zgjerohet sërish, besohet seçeku do të rritet edhe më shumë.

Gjithsesi Georgina Rodriguez e përsërit herë pas here se shumat që ajo ka në bankë e ka fituar me mundin e saj, pasi tashmë postimet e saj me influencë vlerësohen me mijëra euro, intervistat gjithmonë shumë të paguara dhe gjithashtu ajo fiton shumë edhe nga serialet dhe projektet reklamuese, “Kam punuar shumë dhe kam sakrifikuar një jetë dhe universi më shpërbleu me gjënë më të madhe, një familje të bukur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF