KreuCelebrity

Chris Brown bëhet baba për herë të tretë!

Chris Brown ka konfirmuar se është bërë baba për herë të tretë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtari i “New Flame”, 32, ka ripostuar një foto nga Diamond Brown të vajzës 3-muajshe Lovely Symphani Brown.

“Të dhashë jetën, por në të vërtetë, ti më dhatë timen. Gëzuar 3-mujorin fishekzjarrë e vogël”, ka shkruar Diamond në mbishkrimin e fotos, ku Lovely shihet duke buzëqeshur.

Ylli i R&B Brown e shoqëroi fotografinë e së bijës në llogarinë e tij të Instagramit me disa emoji zemre.

Kujtojmë që Brown ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7-vjeçare, të cilën e ndan me Nia Guzman, dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF