KreuCelebrity

Pas 11 vitesh martesë ( dhe dy vajzash), ndahet cifti i njohur!

Lidhën kurorë nëntorin e vitit 2011 në Georgia të Shteteteve të Bashkuara dhe dukeshin shumë të lumtur. Kishin bashkëjetuar më parë dhe ndiheshin kaq mirë me njëri-tjetrin. “Ajo ishte e emocionuar dhe një nuse e bukur”, pati thënë asokohe një burim pranë ciftit për Us Weekly.

Por tani, pas 11 vitesh martese dhe dy fëmijëve, aktori amerikan Kenan Thompson dhe modelja Christina Evangeline, kanë vendosur t`i japing fund lidhjes së tyre.  “TMZ” thotë se së shpejti, do të paraqesin dokumentat e divorcit.

Në fakt, duket se situata është acaruar prej kohësh dhe thuhet se Thompson dhe Evangeline janë ndarë prej më shumë se një viti, por ishin përqëndruar tek bashkë-prindërimi i dy vajzave të tyre, Georgia dhe Gianna.

Ftohja ka ardhur me kalimin e kohës, megjithatë duket se po ndahen paqësisht duke ruajtur relata të mira me njëri-tjetrin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF