KreuCelebrity

  Einxhel dhe Dagz, “bashkëjetesë” në hotel- përse nuk kanë shkelur ende në shtëpitë e njëri-tjetrit!

Einxhel dhe Dj Dgaz vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre jashtë shtëpisë së Big Brother VIP. Udhëtimet e tyre mes Tiranës dhe Prishtinës janë shpeshtuar, e madje flitet se janë gati për të hedhur hapin e rëndësishëm të bashkëjetesës.

Ndonëse kanë takuar disa nga familjarët e tyre, Dagz ende nuk ka hyrë në shtëpinë e Einxhel, thote panorama.com. Nisur nga ky fakt, kur Dj është në Tiranë, ai dhe partnerja e tij zgjedhin të qëndrojnë në hotel. Edhe babai i moderatores gjatë spektaklit u shpreh se nuk ishte takuar me Dagz, ndonëse kishte besim te zgjedhja e së bijës.

Postimet në rrjetet sociale tregojnë se ai është takuar me vëllain e së dashurës, por jo me nënën dhe babain e saj, dhe Einxhel është takuar nga ana tjetër vetëm me motrën e tij..

Dy “kunatat” janë bërë mikesha e kanë shkëmbyer dhe dhurata me njëra-tjetrën, por për momentin duket se takimet me familjet janë lënë për një kohë tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF