Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndër ka treguar detaje nga jetës së saj.
Teksa një nga ndjekësit e ka pyetur, “A ke pas rast që je dorëzuar ndonjëherë dhe s’ke pasur më shpresa?, modelja tha, “Ka pasur raste kur jam ndjerë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo ‘errësirë’ e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur”.
Modelja gjithashtu zbuloi se ka kohë që po punon për një projekt, i cili përfshin edhe ndjekësit, por për momentin nuk zbuloi më shumë detaje.
Ndërkohë pyetjes, “Çfarë mendon se mund të quhet sukses i vërtetë në jetë?”, ajo ju përgjigj, “Mënyra se si më shohin sytë e Troit”.



















